Lehtësohet lëvizja për bizneset që rifillojnë sot nga puna, Rama sqaron procedurën për leje qarkullimin (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video, teksa sqaron se është gati leje qarkullimi për bizneset që do rifillojnë punën.

Ai shton se do të bëhet e mundur transporti me autobusa ose fugona nga ora 5.00 deri në 17.30 teksa për shërbimet 24 orë do të ketë leje të veçantë.

Njoftimi

🟢LEHTËSOHET LËVIZJA PËR BIZNESET E LEJUARA! GATI “LEJE QARKULLIMI SIPAS NEVOJËS SË SUBJEKTEVE” NË www.e-albania.al

🟢TRE SEKSIONE TË DEDIKUARA SIPAS PROFILIT TË BIZNESIT, PËR:

✅ TRANSPORT PËR STAFIN ME AUTOBUSË OSE FURGONA

✅ LEJE-DALJE PËR TË MARRË SHËRBIME PRIVATE DHE PUBLIKE NË ÇDO KOHË BRENDA FASHËS ORARE ZYRTARE: 05.00-17.30

✅ LEJE E VEÇANTË PËR BIZNESET QË OFROJNË SHËRBIM 24/24

🔴KUJDES! ABUZIMI ME APLIKIMET PËR LEJE DUKE ZGJEDHUR SEKSIONIN QË NUK KA ASNJË LIDHJE ME AKTIVITETIN TUAJ, SJELL BLLOKIMIN E BIZNESIT TUAJ NË SISTEM.

🟢NDIQNI VIDEON ORIENTUESE PËR PROCEDURËN DHE TË GJITHA PAQARTËSITË! 👇


Shtuar më 27/04/2020, ora 15:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori