Lehtesimi i vizave për Maqedonine ne vitin 2009
Albeu.com
“Lehtësimi i vizave do të jap një porosi pozitive deri tek të gjithë qytetarët e shtetit për rëndësinë e udhëtimeve nëpër shtetet e Bashkimit Evropian”, deklaroi ambasadori Fuere.Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere tha sot se lehtësimi i regjimit të vizave për shtetasit maqedonas mund të realizohet gjatë vitit të ardhshëm, por kjo sipas Fuere varet nga progresi i Maqedonisë në këtë fushë. Sipas tij, Maqedonia ka shënuar progres në këtë drejtim, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.

“Lehtësimi i vizave do të jap një porosi pozitive deri tek të gjithë qytetarët e shtetit për rëndësinë e udhëtimeve nëpër shtetet e Bashkimit Evropian”, deklaroi ambasadori Fuere.

Ai shtoi se raporti i nëntorit i BE-së për përparimet e Maqedonisë do të përfshijë të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë vitit, përfshirë edhe dobësitë.

“Raporti do t`i tregojë dobësitë e dialogut politik që i kemi parë gjatë periudhës së qershorit dhe korrikut, procesin e rëndë zgjedhor, ku presim që Qeveria të bëjë hapa të mëdhenj përpara, edhe pa e pritur raportin”, deklaroi Fuere.
Shtuar më 14/10/2008, ora 22:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori