Lehtësi në pajisjen me pasaporta kosovare
Albeu.com
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, është normalizuar tashmë plotësisht procesi i prodhimit të Pasaportave dhe qytetarët që aplikojnë për to, mund të pajisen brenda afatit të përcaktuar ligjor.Qytetarët që duan të pajisen me pasaporta, mund t’i marrin ato në afatet e përcaktuara ligjore. Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, është normalizuar tashmë plotësisht procesi i prodhimit të Pasaportave dhe qytetarët që aplikojnë për to, mund të pajisen brenda afatit të përcaktuar ligjor.

Sipas të njëjtit njoftim, që nga 30 korriku i këtij viti, kur ka filluar lëshimi i pasaportave të Republikës së Kosovës e deri më 18 gusht janë prodhuar 55 mijë e 467 pasaporta të Republikës së Kosovës, ndërsa janë në procedurë aplikacionet e datës 11 gusht të këtij viti për grupin “Diaspora”, ndërsa ato të datës 8 gusht të këtij viti për aplikacionet e rregullta.
Shtuar më 19/08/2008, ora 19:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori