Dyshohet si autori i që i vuri tritol shtëpisë së Dukës, Gjykata jep vendimin për Arlend Hasanaj (VIDEO)

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arlend Hasanajn, i cili akuzohet se vendosi tritolin pak ditë më parë në shtëpinë e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Trupa gjyqësore e dha këtë vendim pavarësisht pretendimeve të avokatit të Hasanajt, sipas të cilit klienti i tij kishte qenë në një qendër tregtare në Tiranë vetëm 20 minuta para shpërthimit në shtëpinë e Dukës.

Ndërkohë, avokati i Arlend Hasanaj ka paraqitur prova se klienti i tij në momentin e ngjarjes ishte në një qëndër tregëtare.

Avokati gjithashtu tha se çështja do të apelohet. /albeu.com/



Shtuar 29.01.2022 12:27