Legalizimet, Rama: Qytetarët nuk duhet të hanë rrenat e Saliut
Kreu i Partisë Socialiste premtoi sot ti jape fund zgjidhjes së cështjes së legalizimeve. Gjatë një takim elektoral paraditen e sotme në Komunën Rrashbull të Durrrësit, Rama u shpreh se banoret nuk duhet te hane ‘rrenat e Saliut’, qe prej 20 vitesh e votojne dhe nuk kane marre ende letrat e legalizimit te banesave.

“Per ne ju jeni te gjithe njerez dhe ne do te kemi vemendje per ju cdo dite, Ne ne mandatin qe do te marrim nga vota e 23 qershorit do ta zgjidhim kete ceshtje. Do bejme transparence per ate grabitje te madhe qe i eshte bere pronave te shqiptareve, pronave te perbashketa dhe pronave private. Ata qe kane dale pronare me dhjetera hektare ne breg te detit, nderkohe qe gjysherit e tyre kane pare malin e asnjehere detin, ato prona do t’i marrin pronaret qe e provojne se jane pronare me dokumente historike”- tha Rama.

Kreu i pozitës në këtë takim prezantoi dy kandidatët për deputetë, për këtë zonë Ilir Beqja dhe Shkëlqim Troplini.

“Sot kemi fatin që këtë kënd fjale në fshat mund ta transmetojmë edhe drejtpërdrejt, për të folur për problemet e fshatit. Ndërkohë, jam shumë i kënaqur që këtë në Rrashbull kemi dy deputetë, Ilir Beqen, i cii është një nga autorit kryesorë të programit tonë të Rilindjes, posaçërisht i fokusuar në problemet e fshatit dhe djalin, mikun shokun, vëllain, komshiun, bashkëfshatarin bashkëqytetarin..., Shkëlqim Troplini për të cilin kemi respekt të veçantë si djalë me integritet dhe seriozitet dhe përkushtim të madh ndaj kësaj zone”, u shpreh Rama.
Shtuar më 24/05/2013, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori