Lefter Maliqi: U keqpërdor, Rama shkarkon Sandër Lleshajn!
Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë nga detyra Lleshajn.

Gjatë një interviste në "Fax ëeb", Lleshaj deklaron se Rama e ka vendosur shkarkimin por ai flet edhe një për një "ndërhyrje".

"Shpresoj që Lleshaj të jetë deri të enjten dhe besoj që do të jetë për shkak të ndërhyrjeve që ka, por zërat thonë që ka kohë që Rama ka tentuar ta shkarkojë ose defakto është i shkarkuar për shkak se nuk ka fuqi ekzekutive brenda Ministrisë së Rendit, brenda qarkut të Lezhës, brenda forcës politike së tij.

Po heqin njerëzit e tij. Nuk e dëgjon Drejtori i Përgjithshëm, nuk e dëgjon Sekretari i Përgjithshëm, as Rama, as pushteti lokal i PS në Lezhë.

Më vjen keq për Lleshajn, prisja që të ishte dhe të mbante anën ligjore dhe Kushtetuese meqë vjen nga jeta ushtarake, por u përdor politikisht nga Rama që e përdori kundër opozitës, kundër medias, kundër gazetarëve, kundër shoqërisë civile, kundër studentëve. Përdori policinë politikisht, shembi Teatrin me forcat e RENEA-s, e shtrydhi dhe po e hedh në rrugë.

Të njëjtën gjë sic i bëri Tahirit por Tahiri ka qenë më korrekt në raport me policinë, por u përdor për drogë me urdhër gojor.

Ministri më i dobët i të gjitha kohërave të Rendit për shkak se është keqpërdorur politikisht nga Rama. Nuk është ai që Lleshaj që u paraqit ministër rendi.

Tani i ka thirrur mendjes, por është shumë vonë se krimi i ka dalë nga duart, kemi një panik, rritje të krimit, të drogë, kemi dalje nga shinat të policisë së shtetit, e futën në kurth dhe për BMË-në e tij të famshme”, tha Maliqi.

Ndër të tjera theksoi se emri që po lobon fuqishëm për Lleshajn është shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili është mik i mirë i kryeministrit.

Sipas Maliqit, përcarja mes Ramës dhe Lleshaj nisi në një mbledhje në muajin Mars, ndërsa ndërhyrja e Kadaresë e mban ende në krye të detyrës ndonëse deputeti thotë se Ministri i Brendshëm është keqpërdorur nga kryeministri.
Shtuar më 28/09/2020, ora 18:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori