Lediana kërkon të largohet nga Për'Puthen: E kam të vështirë ta përballoj!
Lediana, e cila iu bashkua ”PërPuthen” në Top Channel vetëm një muaj më parë, ka befasuar sot, ndërsa tha se kërkon të largohet nga emisioni.

E prekur, ajo sqaroi se e ka të vështirë ta përballojë presionin dhe se nuk po e gjen dot veten mes konkurrentëve të tjerë.

“Unë jam tip i ndjeshëm, nuk kam arritur ende të futem në rrethin tuaj dhe ndaj nuk ju përshëndes, jo që jam mendjemadhe. E kam të vështirë ta përballoj presionin e gjithë kësaj. Nuk kam arritur kom atë shfaq atë që jam në të vërtetë”, tha ajo.

Pas pjesës së parë të emisionit, ajo mori një pauzë, në mënyrë që të qetësohet dhe të reflektojë.
Shtuar më 18/01/2021, ora 19:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori