Ledi Shamku: Më mbetet peng që nuk i qëndrova më pranë Danit
Gjuhëtarja Ledi Shamku në një intervistë për Gazetën Shqiptare tregon e përlotur raportet miqësore që kishte me të ndjerin Ardian Klosi. Ajo rrefen se takimi i fundit me Danin, sic e thërriste ajo, ka qenë para pasditja e para 5-6 ditëve dhe aty ai i ka shprehur dëshirën t’i kthehej albanologjisë, madje donte të fillonte punë në Institutin e Gjuhësisë, por njëkohësisht mendonte t’i rikthehej mësimdhënies duke edukuar brezin e ri të studentëve me leksione në fakultet.

“Ishte i vetmi shok i vërtetë që kisha, të tjerët thjesht i kam të njohur. Nuk ia fal dot vetes që nuk i ndenja më pranë Danit, ka për të qenë brengë e gjatë, por m’u duk mirë. Kam një peng në zemër që do të më gërryejë gjithë jetën. Më mori para dy ditësh në telefon dhe nuk ia ngrita se isha në komision. As këtë nuk ia fal vetes kurrë sepse unë nuk e mora më në telefon...”, -tregon ajo përmes ngashërimeve. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2012, ora 11:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori