Leart Gashi është një 16-vjeçar shqiptar, i cili ka
filluar të punojë farmacist. Edhe pse vuan nga Sindroma Down, i riu shprehet mjaft entuziast për të mirat që i ka sjellë jetë, siç është edhe puna që po bën aktualisht.
Learti nga qyteti i Ferizajt e bën
punën e tij me mjaft dëshirë.
“Unë e bëj
punën me shumë qejf…kam vetëm një javë që kam
filluar punë. Të gjitha janë mirë!”- thotë ai përpara kamerave.
Gjithashtu edhe kolegët e tij tregojnë se
Learti është një koleg i pazëvendësueshëm. Ndërsa e ëma e 16-vjeçarit shprehet se i mbushet zemra teksa sheh që një kromozom më shumë nuk e pengon të birin të ndjekë ëndrrat e tij.
“Jam shumë e kënaqur për
punën që ka
filluar Learti në farmaci. E falënderoj punëdhënësit për mundësinë që i ka dhënë,”- thotë nëna e Leartit, Ganimete Gashi. /RTV Dukagjini
Shtuar më 24/10/2019,
ora 20:36