Lë jashtë Patozin, Bregun dhe Boden, kush janë propozimet e Bashës
Ditën e nesërme, PD do të votojë Këshillin e ri Kombëtar.

Vetë Basha ka bërë dia propozime, ku vihet re se ka rikthyer një pjesë të atyre që njihen dhe disa të tjerë i ka lënë jashtë.

Në garë për në Këshillin Kombëtar prej 170 vendesh, janë 350 kandidatë. Mbledhja nis nesër në orën 11:00.

Emrat që Basha i ka propozuar dhe që kanë qenë kritikë të tij:

Tomorr Alizoti, Igli Cara, Bislim Ahmetaj, Edhit Harxhi, Edvin Kulluri, Ledina Alolli, Endira Bushati, Gent Malko, Julian Deda, Suzana Guxholli, Gent Minarolli, Robert Budina, Çlirim Gjata, Selami Xhepa.

Emrat që mbeten jashtë:

Ish-deputetët që janë shprehur kundër Bashës dhe kanë deklaruar se nuk janë më pjesë e PD deri kur ai ësthë kryetar, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Ridvan Bode kanë mbetur jashtë këtyre zgjedhjeve. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 20:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori