LDK propozon emrat per zevendesministra
Albeu.com
LDK’ja ka propozuar dy emra për zëvendësministra. Imri Ahmetin për Punë të Brendshme dhe Arban Abrashin për Ministrinë e Integrimeve Europiane. Dardan Gashi ka mbetur jashtë Qeverisë, shkraun sot Express.Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dërguar në Qeveri dy propozime për pozita të zëvendësministrave. Ish’kandidati për Kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti është nominuar për zëvendësministër të Brendshëm, ndërkaq Arban Abrashi, këshilltar i ministrit Sadri Ferati, është nominuar për zëvendësministër të Integrimeve Europiane.

Këtë e ka konfirmuar për Express, Naser Osmani, anëtarë i Kryesisë së LDK’së.

“Imri Ahmeti dhe Arban Abrashi janë të nominuarit e LDK’së për zëvendësministra. Tash pritet që vetëm formalisht të miratohen në Qeveri”, ka thënë ai.

Ndonëse javë më parë për zëvendësministër të Integrimeve është përmendur Dardan Gashi, kjo nuk do të ndodhë.
Shtuar më 11/05/2010, ora 14:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori