LDK nuk pranon humbjen ndaj PDK-se
Albeu.com
Lidhja Demokratike e Kosoves (LDK) ne konferencen e saj te sapo perfunduar, ka kundershtuar rezultatet e numerimit te votave te prezantuara nga OJQ “Demokracia ne veprim”, ku fituese del Partia Demokratike e Kosove (PDK), gje e cila sipas zyrtareve te LDK-se nuk mund te ndodhe. Nje disponim si kurre me pare ne mbremjen e se shtunes ishte prezent ne seline e partise me te madhe ne vend, e cila pas 7 vitesh ne pushtet kesaj radhe ne baze te rezultateve te para qendron pas Partise Demokratike te Kosoves. Shefi i Shtabit zgjedhor te LDK-se, Fadil Ferati i shoqeruar nga sekretari i ketij subjekti, Rame Manaj dhe zedhenesi i LDK-se, Vehbi Miftari, konfirmuan disa rezultate ku sipas tyre fitorja eshte e tyre ne shume komuna.
Shtuar më 18/11/2007, ora 07:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori