LDK mohon të ketë përçarje në parti
Albeu.com
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri shpreson se shumë shpejtë partia ta kthej antarësinë që e kishte në kohën kur kryetar ishte Ibrahim Rugova.Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e kërcënuar me përçarje të reja brenda vetës edhe pse në parti do të ketë ndryshime të mëdha. Kështu u shpreh nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri sipas të cilit LDK shpreson që shumë shpejtë ta kthej antarësinë që e kishte në kohën kur kryetar ishte lideri i saj Ibrahim Rugova. Haziri tha se tashmë është përgatitur një pako me vendime të cilat do të prekin të gjitha nivelet e partisë.

"Deri tani të gjitha masat dhe të gjitha angazhimet që i kemi ndërmarrë kanë të bëjnë me ruajtjen e unitetit dhe ruajtejn e frymës së përbashkët. Nuk do të doja dhe nuk do të donim asnjëri ng ne ta shohim LDK-në në kërcënim të qarjeve eventuale që mund gjatë proceseve të ndryshme edhe t'u ndodhin partive të ndryshme", deklaroi nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri.

Njëri nga katër nënkryertarët e LDK-së Haziri u shpreh se askush në strukturat partiake nuk duhet të ketë shqetësime sepse reforma nuk nënkupton edhe largimin e njerëzve nga partia.

"Përmbyllja e këtij procesi do të jetë me ndryshime që vijnë si pasojë e zgjedhjeve e jo si akte politike, jo si veprime, sepse reforma nuk nënkupton largime, eleminime nga struktura e LDK-së të njerëzve apo të individëve", shtoi Lutfi Haziri.

Zjedhjet e ardhshme në LDK janë të parat pas Kuvendit të gjashtë zgjedhor me ç'rast atëbotë, taborret e dy kandidatëve për kreyetar të partisë Fatmir Sejdiut dhe Nexhat Dacit që tani udhëhqë Lidhjen Demokratike të Dardanisë ishin rrahur në mes vete që kishte sjellë edhe deri te ndarja e këtij subjekti politik dhe humbja e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale.
Shtuar më 23/09/2008, ora 21:48
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori