LDK merr Ministrinë e Rendit, ndërsa AAK atë të Drejtësisë
Pëlqej
Albeu.com
LDK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Rendit, ndërsa AAK-së, partnerit në koalicion i mbetet udhëheqja me Ministrinë e Drejtësisë. Kështu ka vendosur sot Kryesia e LDK-së, bëri të ditur Eqrem Kryeziu, nënkryetar.Sipas tij emri i ministrit që do të drejtojë Ministrinë e Rendit do të dihet gjatë javës. Kryesia e LDK-së pas votimit të bërë ka emëruar anëtar të Kryesisë së Kuvendit Sabri Hamitin, i cili për kundërkandidat ka pasur Lulzim Zenelin.

Vendi i anëtarit të kryesisë ishte i zbrazët pas zgjedhjes në postin e Presidentit të Kosovës të Fatmir Sejdiut, i cili ishte anëtar i Kryesisë së Kuvendit. rtk
Shtuar më 28/02/2006, ora 09:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori