LDK kerkon voten e Mitrovices
Albeu.com
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar fushatën e saj në qytetin e minatorëve, të martën. Kjo parti ka kërkuar nga qytetarët e Mitrovicës që ta përkrahin LDK në realizimin e ëndrrës dhe aspiratës.
“Ardhja e juaj sonte tregon se ju jeni pranë LDK’së dhe ju mbështetni vizionin tonë”, tha Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK.

Haziri ka premtuar se kandidati i kësaj partie për këtë qytet, Mursel Ibrahimi, do ta bëjë një Mitrovicë të zhvilluar ekonomikisht.

“Votoni numrin 77. Kosova nuk ka nevojë për deklarata të paqëndrueshme, Kosova nuk ka nevojë për premtime të rrejshme”, tha Haziri.
Shtuar më 21/10/2009, ora 16:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori