LDK-ja behet me 33 deputete?
Albeu.com
Grupi Parlamentar i LDK-së është fuqizuar nga 26 deputetë në 33, duke e zvogëluar distancën në tre vetë, në raport me partnerin e saj të koalicionit, PDK-në, që tani ka 36.
Grupi parlamentar i LDK-se hyn në koalicion me grupin parlamentar për integrim i formuar të premten në Kuvendin e Kosovës. Pas këtij koalicioni të ri në mes LDK-së dhe grupit të minoriteteve deputetëve minoritar ishin pa grup parlamentar LDK tani ka 33 deputet derisa PDK-ja ka 36.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri dhe kryetar i grupit parlamentar të LDK-së shprehu optimizmin se me këtë koalicion të ri LDK-ja po fuqizohet shumë dhe kjo fuqi e re do të reflekton edhe në institucione, ku do të ketë mundësi të reja edhe për partnerët minoritar.
“Ne dëshirojmë që në kuadër të partneritetit me LDK-në dhe me Grupin parlamentar të LDK-së, sigurisht që do të punojmë bashkërisht për mbështetje në proceset integruese, për të mbështetur angazhimet politike dhe kërkesat që përfaqësuesit e komuniteteve i kanë, në parimin e planit gjithëpërfshirës që tani më është edhe obligim kushtetues, edhe në Kuvend, edhe në qeveri edhe në pushtet lokal. Ky partneritet i joni ka kuptimin më të gjerë, partneritet për institucione qendrore, partneritet për institucione lokale, partneritet për jetën në përgjithësi dhe natyrisht do të punojmë shumë së bashki që integrimi të ndodhë në Kosovë”, tha Haziri.

Një synim të tillë e shprehën edhe deputetët minoritar, të cilët e përbëjnë këtë grup serbët, boshnjakët dhe të tjerë. “Sot patëm nderin të formojmë një grup të ri parlamentar, të riemëruar si Grup për Integrim, i cili në bazë të planit dhe programit të Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës, dhe punës që do ta zhvillojë në Kuvendin e Kosovës, është i interesuar që me angazhimin e vetë të deputetëve të angazhuar në këtë grup të realizojmë rezultate, të cilat do të jenë të kënaqshme për të gjithë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë dhe në këtë kuptim kemi arritur marrëveshje. Jemi marr vesh që ky grup i ri të ketë partner të koalicionit dhe për këtë jemi përcaktuar për LDK-në”, tha kryetari i grupit të posa konstituuar Branisllav Grbiq.

Aktualisht Grupi i tretë parlamentar, ai i AAK-së ka 13 deputetë, ndërsa pasohet nga ai i AKR-së me 10 dhe po me 10 edhe i LDD-së. Ky grupim i ri parlamentar ka ndryshuar edhe përbërjen e grupimeve të deritashme parlamentare. Të paktën edhe 5 deputet vazhdojnë të mos kenë grup parlamentar.

Emrat
Danush Ademi, pa grup parlamentar, Branisllav Gerbiq, pa grup, Dragisha Miriq, Mihajllo Shqepanoviq, Vezira Emrush, Numan Baliq SDA, Vladimir Todoroviq. (bota sot)
Shtuar më 30/01/2010, ora 20:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori