LDK dorëzoi kërkesën për zëvendësimin e Dacit
Albeu.com
Kryesia dhe grupi parlamentar i LDK-së, ia ka dorëzuar kërkesën Kryesisë së Kuvendit për zëvendësimin e kryetarit aktual të Kuvendit Nexhat Daci me Kolë Bërishën- nënkryetarin e LDK-së.Këtë lajm ia konfirmoi RTK-së shefi i grupit parlamentar të LDK-së Alush Gashi.
Ai tha se për shkarkimin e Nexhat Dacit, kanë ndikuar dy raporte të fundit të Këshillit të Sigurimit, ku sekretari i përgjithshëm Kofi Anan është ankuar për punën e Kuvendit të Kosovës dhe ka kërkuar reformime në kuvend siç është ankuar edhe për mosplotësimin e standardeve nga qeveria e Kosumit.
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së Alush Gashi tha më tej se tash është legjitime që të punojë Daci si kryetar i Kuvendit derisa të merret vendim në kuvend për shkarkimin e tij nga kjo pozitë. Lidhur me akuzat që Daci i ka bërë disa njerëzve në LDK, Alush Gash i është përgjigjur duke thënë se ato akuza janë çështje të tij dhe i takon atij të vendosë nëse do të mbetet në parti ose jo. Në e çmojmë punën e Dacit, mirëpo gabimet e tij ishin të paevitueshme, ka thënë Alush Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së. rtk
Shtuar më 06/03/2006, ora 14:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori