Lazimi në San Marino: Sfida jonë, modernizimi i Postës Shqiptare
Pëlqej
Më datat 23-25 shtator në San Marino zhvillohet Asambleja e 21-të Plenare e PostEurop, aktivitet në të cilin Posta Shqiptare përfaqësohet nga Drejtor i Përgjithshëm i saj, z. Majlind Lazimi.

Në këtë takim të rëndësishëm përfaqësohen 53 shtete anëtare të PostEurop përmes të gjithë administratave postare të Europës.

Në diskutimet e Asamblesë dhe në takimet bilaterale, z. Lazimi vuri theksin tek intensifikimi i bashkëpunimit ndërmjet administratave postare ndërkombëtare me fokus modernizimin e sektorit të shërbimit postar në koherencë me zhvillimet dhe risitë teknologjike në mënyrë që Postat të adaptohen me realitetin e ri të konkurrencës dhe dinamikave globalizuese në këtë sektor.

Përveç punimeve të Asamblesë Plenare të PostEurop Drejtor i Përgjithshëm, z. Lazimi u bë pjesë e Forumit të Biznesit me temë 'Inovacioni i së nesërmes dhe oportunitetet e reja të biznesit për postën”. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 15:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori