Lazim Destani kandidat i Aleancës dhe Alternativës për kryetar komune në Tetovë?
Teksa po afrohet fundi i këtij mandati të kryetarëve të komunave po shtohen zërat për kandidatë të mundshëm në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gara më interesante pritet të zhvillohet në Tetovë, ku deri tani janë
përfolur disa emra. Përderisa BDI kalkulon ende me emrin e Teuta Arifit, e cila po përfundon mandatin e dytë, për ta fituar këtë komunë në garë hyn edhe
opozita shqiptare e përfaqësuar nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.
Zyrtare.net mëson se biznesmeni i fuqishëm nga Tetova, Lazim
Destani mund të jetë kandidati i opozitës shqiptare, por me mbështetje më të gjërë edhe nga subjekte tjera.
Destani është
përfolur në çdo cikël zgjedhor, por çdoherë e ka përjashtuar këtë mundësi.
Megjithatë burime të “zyrtare.net” këmbëngulin se këtë herë bisedimet bëhen në nivel më të lartë dhe serioz, prandaj gjasat, që më në fund biznesmeni
Destani të pranojë kandidaturën janë shumë të mëdha.
Sidoqoftë, periudha në vazhdim do të jetë me zhvillime shumë interesante edhe në komunat tjera, ku
opozita dhe pushteti nuk kanë dallime të mëdha në vota.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 17:08