Infektohet me koronavirus biznesmeni dhe edukatorja e kopshtit

Tre raste të reja me koronavirus kanë rezultuar gjatë orëve të fundit në Përmet. Bëhet fjalë për një biznesmen, edukatorja e një kopshti në qytet, si dhe një grua tjetër nga fshati Kosinë.

Biznesmeni me iniciale Xh.K, dyshohet se është prekur ditët e fundit kur ka qenë në Tiranë dhe më pas ka udhëtuar drejt familjes së tij në Përmet, ndërkohë që pas rastit pozitiv të edukatores me inicialet O.T, kopshti është mbyllur, dhe nuk dihet se cili ka qenë lajmërimi për fëmijët dhe prindërit e tij.

Gruaja nga fshati Kosinë i Përmetit me iniciale E.F., dyshohet se është marrë gjatë kohës kur ajo ka qenë në plazh në Himarë.

Të tre të prekurit me koronavirus janë izoluar në ambientet e banesave të tyre, pasi momentalisht gjendja e tyre paraqitet e mirë. Shkon në katër numri i të infektuar në Ppërmet pas rastit të parë të shfaqur 2 javë më parë.


Shtuar 3.07.2020 06:15