"
Arrest shtëpie" është masa që
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë për Natasha dhe Marjana
Mahmutaj, gruaja dhe kunata e Gate
Mahmutaj, ky i fundit i futur në burg për kultivim lëndësh narkotike.
Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm
gjykata e Gjirokastrës ka nisur seancën për dhënin e e masave të sigurisë për 9 persona të arrestuar pak ditë më parë në fshatin Lazarat pas një përplasje mes policisë dhe disa banorëve të fshatit.
Në vazhdim
gjykata pritet të japë masat edhe për 7 persona duke qenë se dy gratë e arrestuara u lanë në
arrest shtëpie. Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura. /albeu.com
Shtuar më 12/10/2014,
ora 13:52