Lavrov akuza perendimit per deklaratat rreth Kosoves
Pëlqej
Albeu.com
Sipas Lavrov, raundi ne Baden eshte nje raund i rendesishem i bisedimeve dhe se ruset do te qendrojne ne percaktimin e tyre per nje zgjidhje e cila do te arrihet permes negociatave.Diplomacia ruse nuk ka kursyer serisht akuzat per perendimin rreth deklarateve te ketyre te fundit per zgjidhjen e statusit te Kosoves. Shefi i diplomacise ruse, Lavrov, ne nje konference ne Nju Jork, pas takimit me sekretaren amerikane te shtetit Condoleezza Rice, tha se deklaratat per pavaresine e pashmangshme te Kosoves po prishin perpjekjet kolektive gjetjen e nje zgjidhje per statusin e Kosoves. “Ne serish perserisim se deklaratat konstante se pavaresia e Kosoves eshte e paevitueshme, po i dobesojne perpjekjet tona te perbashketa per ta shtyre Prishtinen drejt nje kompromisi”, ka thene Lavrov.
Sipas tij, ky eshte nje raund i rendesishem i bisedimeve dhe se ruset do te qendrojne ne percaktimin e tyre per nje zgjidhje e cila do te arrihet permes negociatave.
Nje dite me pare, Lavarov ne nje interviste per nje gazete u shpreh se Rusia do te veproje sipas te gjitha ligjeve nderkombetare ndaj vendeve qe do te njohin pavaresine e Kosoves. “Kete e garantoj 100%”, tha Lavrov.
Shtuar më 27/11/2007, ora 21:41
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori