Lau në gjak Xhisielën, zbulohen dy akuzat që çuan në pranga djalin e deputetit
Ditën e sotme është vënë në pranga djali i deputetit Rraja në Lezhë. Ai u vu në pranga pasi u akuzua nga e dashura e tij Xhisiela Maloku për dhunë fizike dhe abuzim seksual.

Një ditë më parë Rexhep Rraja është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Krujës, ndërsa ditën e sotme ai është arrestuar, me akuzën e dhunës dhe përndjekjes.

Raporti i ekspertizës mjekësore vërtetoi se mbi Xhisela Malokun, ishte ushtruar dhunë fizike.

Ekspertiza mjeko-ligjore:

Kanë dalë zyrtarisht ekspertiza mjeko-ligjore për rastin e vajzës Xhisiela Maloku e cila denoncoi djalin e deputetit të PS për dhunë fizike dhe kërcënime me jetë.

Sipas ekspertizës, Xhisiela Maloku rezulton të jetë dhunuar me mjete të forta dhe ka shenja të djegies me cigare.

Raporti i ekspertëve të Mjekësisë ligjore, mbështet pretendimet e 25-vjecares, e cila me 21 korrik të këtij viti denoncoi për dhunë ish të dashurin e saj Rexhep Rraja, djalin e deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja.

"Dërrmishtja në shpatullën e djathtë dhe ekimozat në pulpën dhe kërcirin e majtë, janë shkaktuar me mjet mbretës. Dërrmishjet e vërejtura në kofshën e djathtë, janë shkaktuar nga veprimi i faktorëve termikë, sic mund të jetë edhe cigarja.

Dëmtimet e konstatuara në trupin e 25-vjecares, sipas ekspertëve të mjekësisë ligjore, hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të cilat sjellin si pasojë humbjen e aftësisë së përkohshme për punën në masën prej 9 ditësh." /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2018, ora 14:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori