Latifi: Njohja e Kosovës, rezultat i presionit të SHBA-ve
Albeu.com
Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia nuk është meritë e partive politike shqiptare në vend, por ajo vjen si rezultat i presionit të SHBA-ve, vlerëson analisti Veton Latifi.
Sipas Latifit, kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe ambasadori i ri i SHBA-ve në Shkup Filip Riker.
"Është si rezultat i presionit të intensifikuar të administratës amerikane, sidomos pas ardhjes së sekretarit amerikan të mbrojtjes zotit Gejts, i cili bëri të qartë se Maqedonia nëse donë të ndjek rrugën e NATO-s se çfarë vendimi duhet të ndjek. Por po ashtu me ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Shkup, zotit Filip Riker u tregua edhe një lidership i duhur që mungonte në Maqedoni, për të ndërmjetësuar dhe për të nxitur gjërat drejtë një progresi, drejtë një politike konstruktive dhe për të braktisur politikën e vetë izolimit dhe ekuidistancës në rajon”, u shpreh analist politik Veton Latifi.
Sipas tij, ishte Kosova ajo e cila zvogëloi hendekun mes subjekti politik shqiptarë. Ky zvogëlim i hendekut mes partive politike shqiptare që duheshe të ndodh shumë më herët erdhi para së gjithash në një kohë alarmante kur faktikisht çështja e Kosovës u vendos në një situate jo të lakmueshme pas epilogut të Këshillit të Kombeve të bashkuara, u shpreh profesori universitar Veton Latifi.
Ndërkohë analisti politik Gjyner Ismail duke komentuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia tha se vendi më në fund vendosi të qëndrojë në anën e realitetit të ri. Ismail kritikoi Qeverinë e cila sipas tij është dashur që në Kuvend para deputetëve ta sqaronte vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
"Qeveria e cila me kushtetutë është kompetente ta bëjë atë, duhej të ishte në Kuvend dhe duhej që ajo ta sqaronte atë projekt. Nëse nuk është e aftë, ose nuk ka guxim të dalë para Kuvendit të thotë se e njohim Kosovën, çfarë mund të pres unë si qytetar i këtij shteti për rrethana tjera kur Qeveria gjithashtu duhet të ofrojë zgjidhje për gjitha hapat që do ti ndërmarrë. Maqedonia megjithatë vendosi të qëndrojë në anën e realitetit, ta verifikojë realitetin e quajtur Kosovë, në atë kuptim duhet të shikojë dhe ti bartë pasojat e atij vendimi pavarësisht se çfarë janë ato", deklaroi analisti politik Gjyner Ismail.
Sipas Latifit dhe Ismail, reagimet e Beogradit ishin të pritura. Megjithatë të dy konstatuan se këto acarime të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Shkupit do të jenë afatshkurtra.

Bedri Rexhallari, alsat
Shtuar më 12/10/2008, ora 21:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori