Larje me shampanjë e verë, deputetët e PS-së e djegin fare (VIDEO)
Fadil Nasufi, ish-kryebashkiaku i qytetitBeratit i cili fitoi mandatin e deputetit është filmuar së bashku me disa deputetë të tjerë të Partisë Socialiste duke festuar.

Mbrëmjen e djeshme në orën 8 të mbrëmjes deputetët e PS, ish-Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klodi, ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe ish-Ministri i Financave Shkëlqim Cani dhe ish-Kryebashkiaku i Beratit Fadil Nasufi kanë festuar për herë të dytë marrjen e timonit dhe mandatave të tyre në qarkun e Beratit në një restorant të njohur të qytetit një mijë e një dritareve.

Shampanja u derdh lumë dhe minimumi i çmimit që kapte një shishe verë ishte 5000 lekë të reja.

Videot kanë qenë live e të njëpasnjëshme të publikuara nga një nëpunës i administratës të PS, Ylli Vajvoda në profilin e tij në “Facebook”. /albeu.com/

Shtuar më 05/07/2017, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori