Ylli Limani nis 2020-ën me tatuazhin e tij të parë: Kuptimi i imazhit misterioz (FOTO LAJM)

Këngëtari Ylli Limani duket se ka zgjedhur një formë të veçantë për të nisur vitin 2020.

Artisti i hitit “S’ki me m’pa” ka gjetur më në fund guximin të bëjë tatuazhin e tij të parë dhe këtë risi e ka ndarë dhe me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

“Më në fund gjeta kurajën ta bëja!”-është shprehur ai.

Në Insta Story, Limani ka postuar imazhin e tatuazhit që tashmë është gdhendur në parakrahun e tij dhe nëse vijat abstrakte në të cilat ai konsiston nuk bëjnë asnjë sens për ju, atëherë na lini të vijojmë më tej.

Sipas “prive.al”, tatuazhi i parë i Yllit në fakt nuk është një imazh i panjohur për fansat e librave të Harry Potter, pasi ky imazh është paraqitur pikërisht në serinë e shtatë, të titulluar “Harry Potter and the Deathly Hallows”.

Tre figurat që e përbëjnë atë, një vijë, një rreth dhe një trekëndësh, sipas historisë përfaqësojnë respektivisht shkopin e të moshuarit, mantelin e padukshëm dhe gurin e ringjalljes: tre elementët e domosdoshëm për të mposhtur vdekjen.

Kështu nëpërmjet tatuazhit të ri, sapo mësuar se Ylli qenka një fans i çmendur i sagës me protagonist magjistarin më të dashur në botë, Harry Potter.


Shtuar 2.01.2020 11:39