Largohet nga spitali 10-vjecari i lenduar ne aksidentin e djeshem
Albeu.com
Një prej të plagosurit e aksidentit të djeshëm të shtruar në spitalin e Shkodrës,ka dalë nga spitali. 10-vjeçari Ilir Prendi, pasi ka marrë mjekimet e nevojshme është larguar nga spitali i Shkodrës në drejtim të banesës së tij.
Ai është rikthyer në Mamurras, ku sot pritet të bëhet varrimi i së ëmës, Marta Prendi, e cila humbi jetën dje nga plagët e marra.

Ndërkohë sipas informacioneve nga Shkodra gjendja e 20-vjeçarit Gentian Mici është e mirë dhe ai pritet që të lërë spitalin.
Shtuar më 18/07/2010, ora 13:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori