Ndërroi jetë "heroi" i tyre, Argjentina vjen me vendimin e madh
Largohet nga Shqipëria, kjo është arsyeja pse u lirua nga detyra zv/ministrja e Financave
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, u lirua nga detyra zëvendësi ministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Vendimi u mor nga zv/kryeministri Erion Braçe.

Pas lirimit, mësohet se Ikonomi do të largohet jashtë vendin.

Për këtë arsyeja, ministrja e Financave, Anila Dedaj e falënderoi atë për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

“Një falënderim të veçantë për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda!”- shkruan Denaj.
Shtuar më 21/10/2020, ora 20:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori