Largohet kreu i Prokurimit Publik, Ilir Rama
Albeu.com
Agjencia e Prokurimit Publik ka mbetur pa kreun e saj, Ilir Rama, i cili ka dhënë dorëheqjen nga posti drejtorit të kësaj agjencie, post ky të cilin e ka mbajtur në mënyrë të kundërligjore që nga korriku i vitit 2009.Rama ka dhënë dorëheqjen në fillim të kësaj jave, por nuk është bërë publike dorëheqja e tij, njofton sot “Koha Ditore”. Gjithashtu organet qeveritare, përgjegjësi e të cilave është përzgjedhja e kreut të APP-së, nuk kanë dhënë përgjigje rreth emrit të ri të kësaj agjencie. Zyrtarisht nuk janë dhënë arsyet e dorëheqjes së Ilir Ramës. Ky i fundit nuk e ka hapur telefonin në thirrjet e gazetës të enjten. Pa përgjigje ka qenë edhe zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi. Ai nuk ka kthyer përgjigje në pyetjen e gazetës për emrin e ri të kreut të APP-së e as për arsyet e dorëheqjes së ish-drejtorit Rama.
Qeveritarët nuk e dinë emrin e personit që do ta zërë vendin e ish-drejtorit Rama.
Shtuar më 14/05/2010, ora 12:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori