Largohet edhe një deputet tjetër nga PS
Edhe një tjetër deputet pritet të largohet nga radhët e Partisë Socialiste.

Pritet që deputeti në fjalë ti bashkohet Partisë Agrare të Agron Dukës.

Burime nga kjo forcë politikë i thanë Citynews se ka negociata mbi një dakortësi me deputetin socialist të Gjirokastrës, Vladimir Kosta.

Kosta është i zgjedhur si deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Ai hyri në parlament pas dorëzimit të mandatit nga deputetët Erion Veliaj dhe Arben Ahmetaj. Kosta ka qenë kritik i ashpër i koalicionit PS-LSi dhe i kryeministrit Edi Rama.

Deputeti Vladimir Kosta ka hedhur kritika të ashpra ndaj partisë ku ai bën pjesë, por së fundmi duket se do të jetë një nga kandidatët e Partisë Agrare në një nga qarqet e vendit. /albeu.com/
Shtuar më 31/10/2016, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori