Largohen nga Kosova 500 ushtare te kontingjentit italian
Albeu.com
Italia do të reduktojë trupat e saj që shërbejnë në Kosovë gjatë muajit janar, bëri të ditur agjencia italiane e lajmeve, Ansa. Gjatë këtij muaji, 500 ushtare italianë pritet të largohen nga Kosova për t’u kthyer në vendin e tyre.
Largimi do të bëhet sipas planit të NATO-s për reduktim trupash ushtarake në këtë vend.

Aktualisht në Kosovë ndodhen 1.900 trupa ushtarake italiane. Reduktimi i trupave do të bëhet në mënyrë graduale, bëjnë të ditur autoritetet ushtarake italiane.

Edhe zëdhënësi i NATO-s, James Appathurai pati deklaruar se ministrat e Mbrojtjes të Aleancës mund të diskutojnë zvogëlimin e numrit të trupave në Kosovë pasi disa vende besojnë se misioni paqeruajtës është shumë i madh. (news24)
Shtuar më 06/01/2010, ora 05:39
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori