Largohen me dhunë maturantët e Dibrës që protestojnë për mësuesen (VIDEO)
Vetëm dy ditë para festës së mësuesit Drejtoria Arsimore Dibër vendosi që të transferonte një mësuese nga Gjimanzi Said Najdeni Peshkopi në një shkollë tjetër të largët të këtij qarku.

Mësuesja, bëhet e ditur se është Fatbardha Miftari me arsim të lartë , me master profesional të shkallës së dytë gjithashtu prej 11 vitesh mësuese në Gjimnazin Said Najdeni Peshkopi. Por kjo nuk ka penguar që të vendoset transferimi i saj në një shkollë të largët të rrethit Dibër në fshatin Mustafe.

Ky veprimi DAR Dibër, ka irrituar jo pak nxënës maturantë, të cilët prej dy ditësh kanë dalë në protestë për të penguar transferimin e mësueses së tyre.

Ata së fundmi ka vendosur disa parulla para shkoollës ku kërkojnë që vendimi të anulohet nga DAR.

Por një gjest i turpshëm ka ndodhur para ambienteve të gjimnazit ku një person tenton ti largojë me dhunë maturantet që protestojnë.

Atyre u janë hequr pankaratat dhe më pas u janë grisur para syve. Madje në një moment një person që del nga ambientet e shkollës shtyn njërin prej nxënësve.

Për më tepër ju ftojmë të ndiqni pamjet./albeu.com/




Shtuar më 07/03/2019, ora 10:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori