Kërkesa të shumta, Atalanta i vendos çmimin Zabatas

Atalanta thuhet se i ka vendosur një çmim prej 55 milionë euro për lojtarin e tyre, Duvan Zapata, i cili është cak interesimi për Juventusin, Atletico Madrid, Barcelona dhe dy skuadra nga Premierliga.

Reprezentuesi i Kolumbisë ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm i Atalantës në dy sezonet e fundit, duke ndihmuar skuadrën e tij të kualifikohet dy herë radhazi në Ligën e Kampionëve, ku arritën deri në çerekfinale.

Sipas medieve në Itali, klubet që po shprehin interesim për Zapatan nuk janë duke u refuzuar.

Përkundrazi, ka një çmim prej 50 deri në 50 milionë euro për qendër sulmuesin gjigant.

Juventus ka qenë i lidhur prej kohësh me të, ndërsa Atletico Madrid dhe Barcelona e shohin atë si zëvendësues të sulmuesve të tyre.

Të njëjtat raportime bëjnë të ditur se dy klube nga Premierliga gjithashtu i janë afruar 29 vjeçarit


Shtuar 23.08.2020 11:09