Largimi i LSI-së nga qeveria, panik në administratë
Lajmi për largimin e LSI-së nga qeveria ka bërë që dhjetëra mësues dhe punonjës të shëndetësisë të merakosen nëse do të qëndrojnë në punë apo jo, si dhe çfarë do të bëhet me lëvizjet e reja politike, nëse do të prishet marrëveshja mes Partisë Demokratike dhe LSI, lidhur me punësimet dhe nëse krerët që janë drejtues të institucioneve apo sektorëve do të vijojnë normalisht punën.


Sipas gazetës Shqip, Ministria e Shëndetësisë thuajse është boshatisur dje, shumica e punonjësve nuk janë paraqitur dje në punë, ndërsa një pjesë tjetër e tyre janë paraqitur dhe larguar para mbylljes së orarit zyrtar. Ndërkohë që në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” punonjësit që merren me blerje dhe sigurojnë shërbimet dhe mallrat e nevojshme që i duhen institucionit janë vendosur në dijeni për të mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur veprimet me tenderët, procedurat dhe furnizimin brenda një kohe të shkurtër të të gjitha materialeve për punë. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2013, ora 11:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori