Largimi i biznesmenit libanez/ Berisha: Sukses i Al Kapones!
Ish-kryeministri Berisha ka komentuar në rrjetin social Facebook largimin nga Shqipëria të investitorit libanez Faad Mitri, i cili u dhunua në 10 shtator në aksin Rinas-Tiranë. Berisha e cilëson largimin e tij si një “sukses të ri të Al Kapones dhe mafias së tij”, duke përcjellë kështu mesazhin për Ramën.

"Nje sukses i ri i Al Kapones dhe mafies se tij! Investitori i huaj qe e torturoi mafia qeveritare ne Rinas, largohet nga Shqiperia!

Te dashur miq, mediat njoftojne se u largua nga Shqiperia me kompanine qe perfaqesonte "Omnix", Faad Mitri, investitori aktual strategjik me i madh.

Shkaku eshte se kompania "Omnix" do fillonte punimet per ndertimin e nje resorti luksoz turistik ne Gjirin e Lalzit qe arrinte vleren prej 1.5 miliarde euro.

Vetem ne fazen e pare, investimi arrinte ne 250 milione euro. Largimi tij eshte nje largim i detyruar nga mafia e lidhur me kreun e Meduzes apo Al Kaponen, Edi Ramen, e cila dy jave me pare pasi e masakroi ne prani te te shoqes dhe vajzes se tij, i dha ultimatumin ose "largohu ose koken".

Largimi i kompanise Omnix eshte nje fitore e madhe e Al Kapones pasi thuhet se kompania e Karpenit te Kavajes "Na bashkon droga" e Olsi - Edi Rames - Besnik Sules do marrin tani edhe keto 40 hektar ne Gjirin e Lalzit. Keshtu Al Kapone arriti nje sukses te ri personal!", përfundon reagimin ai. /albeu.com/



Shtuar më 20/09/2016, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori