Largimi i BDI-se nga koalicioni, ceshtje ditesh?!
Albeu.com
Situatë e tensionuar në mbledhjen e Kryesisë Qëndrore të BDI-së. Pas shumë diskutismesh dhe tensionesh, është vendosur largimi nga koalicioni në ditët në vazhdim nëse Gruevski vazhdon të injorojë kërkesat e kësaj partie, njoftojnë burime të sigurta brenda BDI-së për portalin Albeu.Sipas zyrtarit të lartë që dëshiron të mbetet anonim, është çështje ditësh largimi i BDI-së nga koalicioni qeveritar. E vetmja gjë që mund të shpëtojë koalicionin është pranimi pa kusht i tre kërkesave të BDI-së: pushimi i çështjeve të Hagës, mbyllja e rastit Sopotit dhe zgjidhja e statusit të ish-ushtarëve të UCK-së.

Ka disa ditë që mblidhet Kryesia Qëndrore e BDI-së por, sipas burimit, sot (e mërkurë) ka arritur kulmin pakënaqësia brenda partisë dhe së shpejti pritet reflektimi i kësaj partie në marrëdhëniet me VMRO-DPMNE-në. (albeu.com)
Shtuar më 19/05/2010, ora 23:11
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori