Largimet e deputetëve të PS-së, të studiuara nga kryesia
Largimet nga listat e disa deputetëve, sipas deputetit socialist Bashkim Fino kanë qenë të studiuara nga kryesia e PS-së. Nga qyteti i Pogradecit Fino ka shprehur keqardhje për disa kolegë të tij të cilët nuk janë në lista por deklaroi se vendimet kolegjiale duhen respektuar.

“Nuk janë zgjedhje personale janë zgjedhjestudiuara nga zyra e organizimit elektorale, sepse të ishte ndryshe të gjithë do të kishim bërë zgjedhje vetëm personale dhe do kishim kandiduar aty ku donim ne. Kur ka një vendim kolegjial, absolutisht ai duhet respektuar. Personalisht mund të më vijë keq për këdo, jo vetëm për atë, por edhe për kolegë të tjetër që ishin në grupin parlamentar dhe sot nuk janë të përfshirë. Por kjo nuk do të thotë se ne po punojmë sot për të dhënë pagën 70 apo 75 deputetët dhe ish-deputetë kolegë të mi janë pjesë e skuadrës dhe do bëjnë pjesë në struktura të tjera të shtetit, qoftë këtu ekzekutivin apo struktura të tjera”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2013, ora 17:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori