Larg zgjidhjes per emrin e Maqedonise
Albeu.com
Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski deklaroi se nuk ka marrë vendim nëse sërish do të takohet me shefin e shtetit, Branko Cërvenkovskin, për të diskutuar pakon e fundit të ideve të ...... ndërmjetësuesit të OKB-së, Matthew Nimetz, për kontestin e emrit të Maqedonisë, bën të ditur agjencia MiA.
Ndërkaq agjencia tjetër nga Maqedonia, INA, duke u thirrur në një burim diplomatik perëndimor bën të ditur se, zgjidhja e kontestit të emrit të Maqedonisë mund të shtyhet deri në muajin prill të vitit të ardhshëm, për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe lokale që zhvillohen më 15 mars në Maqedoni.

“Zgjedhjet janë ato që do të ndikojnë tejmase që liderët t`i ikin përgjegjësisë për zgjidhjen e kontestit të emrit. Nuk priten rezultate konkrete. Por edhe zgjedhjet presidenciale në SHBA janë një faktor që mund të çojnë në prolongimin e zgjidhjes”, deklaroi diplomati perëndimor. (Telegrafi)
Shtuar më 27/10/2008, ora 17:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori