Larg PD me parti të re, Berisha zbulon nëse flet apo jo më me Jozefina Topallin
Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi, të shtunën, se respekton vendimin e ish-kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli për të themeluar një parti të re, por theksoi se Lulzim Basha po e çon PD-në drejt fitores në 25 prill.

Berisha tha se nuk ka komunikuar me Topallin për nismën e saj të re dhe se nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt:

"Nuk kam komunikuar për këtë nismë të re, sepse nuk kam asnjë lidhje me projektin e saj politik, komunikoj për gjëra të tjera.

Unë nuk prish marrëdhëniet me asnjë, marrëdhëniet e mia me të janë ngrirë në 2013, aty ku janë lënë. Ata e dinë se edhe një po mbeti, i dyti do jem unë në PD."
Shtuar më 07/11/2020, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori