Të gjithë prisnin dasmën, por Olsi Bylyku dhe Egli Tako i japin fund lidhjes?

Lidhja e aktorit të humorit, Olsi Bylyku me Eglin ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë. Çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar.

Nuk kanë qenë të paktat rastet ku është folur edhe për dasmën e tyre e gjithashtu edhe për një shtatzëni të mundshme të Eglit. Por kur të gjithë po presin të konfirmohen këto lajme të ëmbla, çifti duken më të ftohtë se kurrë me njëri-tjetrin.

Gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në Instagram, por vetëm kaq. Prej muajsh çifti nuk shkëmben më as “like” në fotot e tyre e madje Egli ka zhdukur edhe kujtimet me partnerin. Për të mos u mjaftuar me kaq, Olsi ka publikuar së fundmi një nga paroditë e tij, e cila u shpërnda nga qindra ndjekws e miq, por jo nga partnerja e tij, shkruan AlbEu.com.

Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën.

Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët./albeu.com/