Harry Kane kalon me sukses testet mjekësore te Bayern

Harry Kane ka kryer me sukses testet mjekësore te kampionët gjermanë të Bayern Munich.

Kapiteni i Anglisë është fotografuar teksa ka shkuar në një parking nëntokësor pasi kishte zbritur nga avioni çarter i nisur nga aeroporti i Stansted për në Mynih, për të kryer hapat e fundit të lëvizjes së bujshme prej 100 milionë paund.

Kane më pas u filmua nga dritarja e godinës ku kreu ekzaminimet mjekësor, teksa dhjetëra tifozë të Bayern brohorisnin në ambientet e jashtme për sulmuesin e tyre të ri.

Tifozët më pas fotografuan momentin kur lojtari u largua me një Audi të kuqe, me Kane në sediljen e pasagjerit që nuk e fshehur aspak buzëqeshjen në fytyrë.

Zbarkimi i Kane në Myni u vonua ditën e sotme, pasi CEO i Tottenham Daniel Levy tentoi të ndalte fluturimin e tij, i cili u anulua dy herë, pasi negociatat vazhduan midis Spurs dhe gjigantëve gjermanë.


Shtuar 11.08.2023 23:50