Të shtëna me armë zjarri në 3 qendra masazhi në SHBA, vriten 8 persona

Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në tre qendra masazhi në Atlanta të SHBA-së ku për pasojë kanë mbetur të vrarë tetë persona.

Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktimat ishin me origjinë Koreane.

Zyrtarët e policisë në Amerikë thanë se në pranga është vënë një 21-vjeçar, Robert Long i cili dyshohet të jetë autori i sulmit.

Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.

“Pamjet tregojnë se ka shumë të ngjarë që i njëjti person të jetë përgjegjës për tre sulmet vdekjeprurëse të martën në qendrat e masazhit në zonën e metrosë në Atlanta, në Xhorxha”, tha policia të martën.

Krimet e urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve janë shtuar në muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajëson njerëzit aziatikë për përhapjen e Covid-19.


Shtuar 17.03.2021 08:55

Tags: ,