Dëmtohet sërish Kumbulla, lë fushën në minutën e 25′

Një përplasje e ka penalizuar mbrojtësin e kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Shtatlarti 19-vjeçar u detyrua të linte fushën e blertë në takimin me Bologna në mesin e pjesës së parë.

Trajneri Ivan Juric e zëvendësoi djaloshin nga Malësia e Madhe, pasi nuk mund të vazhdonte më. Në të shkuarën Kumbulla ka pasur probleme me shpatullën dhe normalisht ekziston edhe frika për të një dëmtim tjetër.


Shtuar 19.01.2020 15:30