Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan
Lame ka zbuluar pasionin e tij në lidhje me xhaketat dhe
armët ushtarake që në fëmijëri.
Në një intervistë në emisionin “Zonë e lirë”,
Lame u shfaq i veshur me xhaketë
ushtarake dhe rrëfeu cfarë i tha babai kur donte të bëhej pjesë e ushtrisë.
Gjatë bisedës, ka zbuluar se ndihet i pushtetshëm kur vishet me
ushtarake dhe theksoi se Rma mund të bëhet
xheloz për stilin e tij.
Ndër të tjera rrëfeu se si vendosi të zhdukë të gjitha
armët nga shtëpia pasi u largua nga qeveria Fatos Nano dhe pushtetin e mori Sali Berisha, të cilin e kishte frikë se mund ta arrestonte.
Pjesë nga biseda:
Arjan Çurri: Ngjan si kineze, si ata ushtarët e Kim Jong-un.
Arjan Çani: Ngeli pa replikë?
Artan
Lame: Ditën që do më gjesh mua pa replikë… Po u futa në këtë temë nuk pushoj më. Ka qenë pengu im në jetë. Doja të shkoja në shkollë
ushtarake, por babai më tha ‘ore budalla’ është ushtria e Enver Hoxhës kjo, jo e Napoeleonit. Është xhaketë
ushtarake model 71, italiane, viti ’74. Europa funksionon kështu; uniformat kur dalin nga përdorimi, i nxjerrin në shitje masive, unë zgjedh dhe i blej, janë shumë të lira. Sot luhet me ngjyrat, lindorët tentojnë më shumë drejt kakisë, ndërsa perëndimorët shkojnë drejt të gjelbrën e thellë. Është dashuri e madhe.
Arjan Çurri: Janë dashuri të huaja dhe jo tonat!
Arjan Çani: Edi Rama kur shikon që t’i je i vetmi që vishesh me gjëra të vjetra, nuk bëhet
xheloz? Se ai e kuron shumë look-un e tij.
Artan
Lame: Normale që të bëhet
xheloz për ndonjë, se gjysma e shqiptarëve bëhen
xheloz për stilin e tij. Unë nuk i prodhoj. Është xhaketë
ushtarake. Më pëlqejnë shumë. Ndjehem këndshëm, në pushtet. Ti nuk ke qenë në shtëpinë time, është një dhomë e mbushur me uniforma.
Arjan Çurri: Armatime?
Artan
Lame: Po e hapa si histori… kur u ndërrua qeveria në 2005, Nano dorëzoi qeverisjen. Berisha filloi me arrestimet, dhe mendova se do më gjenin
armët në shtëpi. Erdha për tërë natën me ca shokë se isha në plazh. I nxora nga shtëpia dhe i shpërndava në shokë e miq. Dhe mbajta vetëm
armët me vrimë. Armatosa gjithë shoqërinë domethënë.
Shtuar më 15/01/2021,
ora 22:05