Lame: Opozita të mos shfrytëzojë politikisht vendimin për pezullimin e lejeve të ndërtimit
Pëlqej
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame i bëri sot thirrje opozitës të mos shfrytëzojë politikisht vendimin e KKT-së për pezullimin e lejeve të ndërtimit. Në një konferenc për shtyp, ai u shpreh se nga vendimi i qeverisë shqiptare humbasin vetëm ndërtuesit spekulantë dhe jo punëtorët e ndërtimit siç pretendojnë demokratët.

"Ne mbetemi të hapur për çdo lloj diskutimi dhe debati publik qoftë me qytetarët qoftë me opozitën, që e anatemoi këtë vendim sikur do tu heqë kafshatën e gojës punëtorëve të ndërtimit. Nuk sigurohet kafshata e gojës duke zënë me pallate parqet dhe lulishtet, por duke ju drejtuar zhvillimit të qëndrueshëm. Ftoj opozitën të mos përpiqet të fitojë kapital politik më një çështje ku qytetarët janë shumë më të ndërgjegjësuar sesa gjithë opozita së bashku. Së bashku këtu me atë grup ndërtuesish spekulantë që do të ishin në fakt përfituesit nga kjo barbari betoni. Mjafton këtu të bëjmë një panoramikë të lejeve të dhëna gjatë këtij viti në bashkinë e Tiranës apo më gjerë për të parë këtu sesa i qan hallin kafshatës së gojës opozita e sotme" deklaroi Lame.

Lame sqaroi se ngrirja e lejeve të ndërtimit erdhi në kuadër të konstituimit të njësive të reja vendore, pas miratimit të ndarjes së re të territorit. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori