Nervoz e duke shtrënguar buzët, Putin rindez pretendimet se vuan nga kanceri

Vladimir Putin ka rindezur sërish thashethemet  se vuan nga probleme shëndetësore, teksa u pa mbrëmë gjatë shërbesës së Kishës duke kafshuar buzën, i shpërqendruar dhe i paqëndrueshëm.

Pretendohet se Putin vuan nga sëmundja e Parkinsonit ose kanceri dhe gjatë shërbesës mbrëmjen e djeshme në Kishë u dogj teksa shtrëngonte një qiri pranë altarit në Kishë.

Pretendimet erdhën disa ditë pasi Putin u pa duke shtrënguar një tavolinë dhe duke goditur këmbën e tij, në një video që vëzhguesit e Kremlinit pretenduan  se tregonte një rënie drastike të gjendjes së tij fizike.

Mbrëmë ai u shfaq më pak i fryrë se në javët e fundit, teksa qëndronte në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar të Moskës së bashku me kryebashkiakun e qytetit, Sergei Sobyanin.

Videot e shkurtra treguan shenja të dukshme të dridhjeve që shpesh janë të lidhura me sëmundjen e Parkinsonit.

Ai gjithashtu u filmua i shpërqendruar, duke parë lart në tavan dhe poshtë në dysheme gjatë meshës të udhëhequr nga  miku i tij Patriarku Kirill, i cili ka mbështetur pushtimin e tij në Ukrainë.

Në një moment Putin u pa sikur po kujdesej shumë për të kontrolluar lëvizjet.

Dalja publike erdhi dosa ditë pasi Putin u shfaqë në TV rus duke i dhënë urdhër shefit të mbrojtjes Sergei Shoigu për rrethimin e Mariupolit./albeu.com