Lajon: SHBA-ja dhe BE-ja janë për Kosovën e pavarur
Pëlqej
Albeu.com
Lajon ka shfaqur mendimin se pothuajse në mesin e të gjithë faktorëve relavantë brenda Departamentit amerikan të Shtetit dhe në Bruksel ka mbizotëruar qëndrimi se Kosova do të jetë e pavarur."Kosova më së largu për pesë vjet do të bëhet shtet i pavarur. Kjo është kështu, jo pse unë jam 'dashamir i madh i shqiptarëve', pse jam "lobist shqiptar', por sepse po e shoh se ç'po ndodh në skenën politike në SHBA dhe në BE", thotë Xhems Lajon, shefi i Zyrës së Beogradit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Lajon ka shfaqur mendimin se pothuajse në mesin e të gjithë faktorëve relavantë brenda Departamentit amerikan të Shtetit ka mbizotëruar qëndrimi se Kosova do të jetë e pavarur, por ngjashëm mendojnë edhe në Bruksel, thotë ai. Bile ai pohon se në BE "është një bindje më e fuqishme për këtë sesa në SHBA".
"Domethënë nuk bëhet fjalë nëse Kosova do të jetë e pavarur, por është çështje se kur kjo do të ndodhë dhe nën të cilat kushte. Me fjalë të tjera, i vetmi vend ku ende ekziston mëdyshja nëse Kosova do të bëhet e pavarur është Serbia", thotë Lajon.
Ai ka tërhequr vemendjen se serbët e Kosovës janë "peng i mediave të Beogradit, sepse sa herë që në mediat në Serbi paraqitet ndonjë tregim i zjarrtë për Kosovën, kjo është e sigurt se për këtë shkak do do ta pësojnë serbët në Kosovë", citohet të ketë thënë për mediat serbe Xhems Lajon. QIK
Shtuar më 25/04/2005, ora 15:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori