“Edmondin e takova …”, flet kushërira e porositësit të vrasjes së Nikulajt: Kush është informatori nga policia që jep emra për median?

Juristja Nertia Haxhia, vajza e xhaxhait të Edmond Haxhisë ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shëngjin.

Edmond Haxhia dyshohet se është porositësi dhe financuesi për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.

E ftuar në emisionin “Drejt”, Nertila tha se me Edmondin është takuar një ditë pas ngjarjes së rëndë por nuk ka vënë re asgjë.

“E kam takuar sepse muajt e fundit ka pasur një gëzim familjar. Herën e fundit e kam takuar një ditë pas vrasjes, në drekë. Nuk kam vënë re asgjë. E mora vesh se ka ikur në darkë për Britani.Nuk kam komunikuar më me të se nuk kam komunikim të vazhdueshëm me të”.

Fisi Haxhiaj, tha ajo, nuk ka asgjë përveçse ngushëllime për familjen Nikulaj ndërsa Fisi Lekstakaj përgjigjen vetë.

“Për shkak të dyshimeve që kishin për pistën e  parë të gjakmarrjes policia e shtetit duke qëndruar konform gjithë procesit të hetimit, por paralelisht duke ndjekur dhe mediat edhe pse duke ditur të vërtetat e lidhjeve tona të afërta miqësore nuk është se unë me mediat merresha shumë.Kam parë edhe që Edmond Haxhia ka ikur 7 vjeç në Britani. Edmond Haxhia ka ikur paraadoleshent në Britani. Kam parë dhe që Edmond Haxhia është financues i vrasjes, porositës. U përmend grup i strukturuar kriminal, janë vepra penale.Kush nga policia e shtetit i jep të dhëna gazetarisë të nxjerrë emerat kur procesi i hetimit vazhdon? Kam qenë brenda komisariatit të Lezhës ndërkohë që vazhdonte hetimi i fokusuar te gjakmarrja. Është kontrolluar dhe banesa dhe trojet e babait tim. Edmond Haxhia është djali i dajës i vetëm njërit prej Lekstakajve.  Në fillim fisi Palaj dhe pastaj fisi Lekstakaj u ekspozua nga kërkimi i drejtësisë. Jam një njeri që kam pasur në dorë dosjen dhe dokumentat që shteti britanik të mos i kthente në Shqipëri për arsye se ishin në gjakmarrje të konfirmuar, letërpërcjelljet i kam pasur unë në dorë. I kanë shkruajtur gjithë politikës. Në dosje kërkohej vetëm të vazhdonte hetimi. Kanë pretendimet e tyre”./Albeu.com/


Shtuar 27.04.2023 22:27