Aksident i frikshëm në Kukës, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Pëlqej
Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe dy të plagosur është shënuar sot në Kukës.

Nndërkohë në makinë kaqenë edhe një i mitur i cili fatmirësisht, nuk ka lëndime serioze.

Policia njofton se si pasojë e lagështirës,Mjeti ip Benz ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç.


Informacion paraprak.

Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.

Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Shtuar më 07/10/2017, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori