Lajmi me i lexuar ne 2009: Macja me e shemtuar e universit
Albeu.com
Faqja e specializuar “Essential News” ka bërë një përmbledhje të lajmeve më të lexuara të vitit 2009 në internet, duke publikuar një klasifikim me 40 ngjarjet më të klikuara ëe vitit që sapo lamë pas.“Macja më e shëmtuar e universit” është titulli më i kërkuar në faqet botërore, lajm që ka zënë edhe vendin e parë të podiumit. Ndër lajmet më të lexuara është edhe studimi australian me titullin “Të ndenjurat e trasha”, i ndjekur nga lajmi i “Sunday Telegraph” se madhësia mesatare e gjoksit të femrave australiane po rritet.

Në përgjithësi, vëmendja e lexuesve përqendrohet tek lajmet e çuditshme nga bota e kafshëve dhe fizionomia e qenies njerëzore e lidhur me riprodhimin. Tituj të tjerë që kanë ngjallur interes janë edhe “Djalli shfaqet tek breshka”, “I mbyturi gjendet në shtrat”, “Është piloti qe ju flet: lutuni!”, etj.
Shtuar më 07/01/2010, ora 17:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori